Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në UEJL u mbajt punëtori dhjetëditore për teknikën e pikturimit “Ebru”

Teknika e lashtë e artit të pikturimit “ebru”, e cila vjen nga Azerbajxhani është përvetësuar edhe nga studentët e Universitetit e Evropës Juglindore.

Punëtoria ka zgjatur dhjetë ditë, nga 10-20 qershor, është udhëhequr nga profesori i njohur turk i këtij arti Jashar Serin.

Në shenjë falënderimi për mikpritjen, profesorët e artit Ebru, krijuan një pikturë për rektorin e UEJL-së Zamir Dika, me emrin e tij të shkruar.

“Vërtetë një teknikë interesante për ne sidomos, dhe profesori duke qëndruar këtu në Maqedoni në kuadër të këmbimit, ka organizuar një punëtori për studentët tanë, të cilët janë dakorduar që në kohën e tyre të lirë të marrin pjesë në një punëtori të këtillë për t’u njohur me këtë teknikë, por edhe për ta zhvilluar si shkathtësi. Si rezultat i kësaj pune të përbashkët sot kemi edhe ekspozitën e pikturave të provimit final të studentëve tanë”, u shpreh Zamir Dika, Rektor i UEJL-së.

Trajnimi i mbajtur në UEJL, nga profesori Jashar Serin, u realizua në kuadër të projektit të përbashkët të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, përfaqësuesve të Universitetit të Sivas-it, kurse u koordinua nga Mensur Mamudi.

Kjo teknikë pikturimi, përdoret tashmë anembanë botës, ku më shumë e ku më pak, dhe e veçanta e tij qëndron tek përdorimi i ngjyrave të dheut, ujë të destiluar dhe gjilpërëza, në vend të brushave të zakonshme të pikturimit.

Google+