Gjatë tërë kampionatit dominoi një "fair play" i vërtetë dhe me plot shënime. Kështu, sipas statistikave, lojtarët shënuan mesatarisht nga 7 gola dhe u ndëshkuan me vetëm një karton të kuq dhe me nga dy kartona për lojë. Edhe pse lojtarët e ekipit të futsalit të UEJL për nga mosha ishin më të rinjtë e kampionatit, ata treguan një lojë mjaft cilësore, duke arritur të mposhtin edhe ekipe më me traditë.
Vendin e parë në këtë kampionat e zuri Universiteti i Malaga-s nga Spanja, i dyti u rendit Universiteti Shtetëror Sumi nga Ukraina, kurse vendi i tretë i takoi Universitetit të Zagrebit nga Kroacia. Organizatorët e kampionatit organizuan një udhëtim për të gjithë pjesëmarrësit në plazhet e Malit të Zi.
Renditja finale:
1. Universiteti i Malagës (Spanjë)
2. Universiteti Shtetëror Sumi(Ukrainë)
3. Universiteti i Zagrebit (Kroaci)
4. Universiteti i Koimbrës(Portugali)
5. Universiteti i Malit të Zi (Mali i Zi)
6. University of Rzeszoë (Poloni)
7. Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë (Maqedoni)
8. Universiteti Teknologjik Tampere (Finlandë)
9. Universiteti Reim (Francë)
10. Universiteti i Lublanës (Slloveni)
11. Universiteti Primorska (Slloveni)
12. Universiteti Munster (Gjermani)
13. Universiteti Bath (Britani e Madhe)
14. Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë (Norvegji)
15. Universiteti i Bernit (Zvicër)
16. Universiteti Tartu (Estoni)
Kampionati i shtatë i universiteteve evropiane në futsal do të mbahet në Zagreb, në vitin 2010, ku për herë të parë, në të njëjtën kohë, do të organizohet edhe kampionati për femra.