“E dini pse Universiteti ynë është i suksesshëm. Sepse ju jeni pjesa që e bëni të suksesshëm atë. Suksesi në karrierën tuaj, në profesionin tuaj e bënë këtë universitet edhe më të suksesshëm”, tha provosti Prof. Dr. Endrju Godspid.
Këshilltari i rektorit për marrëdhënie me publikun dhe komunikim, Demush Bajrami, tha se ideja kryesore është që ne sot të takohemi, bisedojmë dhe t’i shohim mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
“Të diplomuarit tanë më së miri dëshmojnë për punën e përbashkët në drejtim të cilësisë dhe profesionalizmit. Ata janë të suksesshëm në profesionet e tzre dhe kanë bërë karrierë të dukshme për të gjithë”, tha Bajrami.
Takimi i të diplomuarve të UEJL-së do të jetë tradicional dhe realizohet pas takimit me ALUMNI-n nga Kosova.
