Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në UEJL Shkup promovohet libri i autorit Qerim Lita, “Çështja shqiptare në RSFJ 1981- 1990”

Në UEJL Shkup promovohet libri i autorit Qerim Lita, “Çështja shqiptare në RSFJ 1981- 1990”

Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, të enjten (10.04.2014), në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup, promovoi librin më të ri të autorit Qerim Lita, me titull: “Çështja shqiptare në RSFJ 1981- 1990 (përmbledhje punimesh dhe dokumente)”.

Libri voluminoz me mbi 600 faqe, përmes punimeve shkencore dhe dokumenteve të shumta historike, sjell fakte të reja për këtë periudhë turbulente historike të shqiptarëve.

Për rëndësinë e librit folën recensentët Skender Asani, Demush Bajrami dhe Avzi Mustafa.

Google+