Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ambasadorja gjermane Gudrun Steinacker ligjëroi në kuadër të Ciklit të Ligjëratave Diplomatike të Institutit “Maks van der Shtul”

"Diplomacia dypalëshe përballë diplomacisë shumëpalëshe- përvojat në Maqedoni" ishte tema e ligjëratës së ambasadores gjermane në Maqedoni Gudrun Steinacker, që u mbajt më 8 prill 2014, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në kuadër të Ciklit të Ligjëratave Diplomatike, të organizuar nga Instituti Shkencor “Maks van der Shtul”.

Ambasadorja Steinacker shpjegoi se diplomacia dypalëshe në Evropë është në rënie, duke e marrë parasysh rolin e theksuar dhe në rritje te institucioneve multilaterale dhe mekanizmave të diplomacisë shumëpalëshe. “Si rezultat i kësaj ka ardhur deri te evulimi i profesionit diplomatik me funksione në rritje të diplomacisë shumëpalëshe për diplomatët bashkëkohorë. Po ashtu edhe në rastin e Maqedonisë, diplomacia dypalëshe duket se po zëvendësohet nga diplomacia shumëpalëshe, sidomos kur merren parasysh aspiratat për integrimin në BE“.

Ambasadorja gjermane Steinacker, tha se diplomacia dypalëshe nuk ka marrë fund, por po mere ne funksion dhe një detyrë të re përballë sfidave të kohës dhe ngritjes të diplomacisë shumëpalëshe. “Diplomacia dypalëshe po zbatohet nga ambasadat për të marrë sa më tepër informacion në shtetin nikoqir lidhur me disa segmente”.

Në ligjëratën e saj ajo potencoi se është “rruga e drejtë për vendet e vogla si Maqedonia është që të fokusohen në multilaterizëm, pasi që ky lloj i diplomacisë ofron një sërë mundësish për shtetet më të vogla”. Tendenca për tu fokusuar më tepër në bashkëpunimin shumëpalësh është një përparësi e madhe përballë diplomacisë dypalëshe për shtetet e vogla.

Në edicionin e radhës të Cikli të Ligjëratave me diplomatë, Ambasadorja gjermane u sugjeroi studentëve që të jenë sa ma aktivë në shoqëri dhe që të gjejnë zgjidhje gjithnjë konstruktive dhe që mos të presin vazhdimisht nga politikanët, pasi që çdokush e ka mundësinë të bëj përzgjedhjen e vet që nëpërmjet zgjedhjeve, e deri në aktivizimin në shoqëri civile si dhe në profesionin e vet.

Në fjalimin e tij hyrës, drejtori i Institutit shkencor të UEJL-së "Maks van der Shtul" Prof. dr. Veton Latifi, theksoi se edhe angazhimi diplomatik gjerman sikur pretendon në vazhdimësi ridefinimin e institucioneve shumëpalëshe të diplomacisë ndërkombëtare. “Kjo më së miri shihet nga orientimin i diplomacisë gjermane dypalëshe dhe shumëpalëshe për ridefinimin e rolit të organizatave ndërkombëtare në raport me rajonin ballkanik dhe intencat e vazhdueshme për reformimin dhe përforcimin e dimensionit multilatateral të BE-së, NATOS-së dhe OKB-së në raport me sfidat dhe rreziqet e sigurisë ndërkombëtare”.

Google+