Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ambasadorja e Holandës Marriet Schuurman ligjëroi mbi diplomacisë holandeze në kuadër të ciklit të “ligjëratave me diplomatë ndërkombëtarë” të organizuar nga Instituti “Max van der Stoel”

“UEJL është një nga momentet më të prekshme të trashëgimisë së Maks van der Shtulit në mbarë botën ", tha Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës Schuurman gjatë ligjëratës së saj të organizuar nga Instituti " Max van der Stoel" në qytezën universitare, në Tetovë me 19 mars 2014.

Në fjalimin e tij, drejtori i Institutit për Hulumtime Shkencore të UEJL-së "Max van der Stoel" prof. dr. Veton Latifi rikujtoi katër parimet kryesore të politikës së jashtme holandeze: bashkëpunimi Atlantik, integrimi evropian, e drejta ndërkombëtare dhe zhvillimi ndërkombëtar.

“Paqja dhe drejtësia janë nevojat themelore për ne për të mbijetuar", tha për studentët dhe stafin e Universitetit të Evropës Juglindore, Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë Marriet Schuurman duke folur për diplomacinë holandeze në një ngjarje publike të organizuar nga Instituti për hulumtim shkencor të UEJL-së "Max van der Shtul" në kuadër të ciklit të “ligjëratave me diplomatë ndërkombëtarë”.

Ambasadorja i Mbretërisë së Holandeze Marriet Schuurman shpjegoi origjinën e arbitrazhit dhe vizionin e Holandës për politikën ndërkombëtare. Poashtu, ajo theksoi domosdoshmërinë e angazhimit aktiv të shtetit në sundimin e së drejtës dhe nevojën për të vazhduara promovimin e saj. Schuurman ndau mendimet e saj lidhur me politikën e jashtme të Holandës sa i përket integrimit në BE, situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit politike botërore.

Duke folur për personalitetin e ish-Komisionerit të Lartë të OSBE-së, diplomati holandez Maks van der Shtul, Ambasadorja Schuurman tha se ai ka mbetur si një nga emrat më të lartë në mbarë botën në drejtim të koncepteve të diplomacisë parandaluese dhe të ardhmen e njerëzimit. Ajo vlerësoi rolin e Maks van der Shtulit, si një nga etërit themelues të politikës së jashtme post-moderne të Holandës.

Google+