Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Delegacioni i UEJL-së takohet me deputeten e Parlamentit Evropian Doris Pack

Gjatë kësaj vizite u realizuan takime me përfaqësues të Komisionit Evropian për hulumtime shkencore, inovacion, bashkëpunim ndërkombëtar dhe me kryetaren e Komisionit për Arsim dhe Kulturë të Parlamentit Evropian, Doris Pack.

Delegacioni i Universitetit të Evropës Juglindor, rektori i UEJL- së Prof. dr. Zamir Dika dhe drejtori i Institutit shkencor Prof.dr. Veton Latifi, me 18 shkurt u takuan me kryetaren e Komisionit për Arsim dhe Kulturë të Parlamentit Evropian, Doris Pack.

Europarlamentarja Pack u njoftua me zhvillimet e universitetit dhe i mirëpriti këto arritje dhe zhvillimin rapid të UEJL-së në mësim dhe shkencë. Zonja Pack shprehu kënaqësinë në vazhdimin e misionit të UEJL- së që përveç kontekstit multikulturor ka mbajtur standardet e krahasueshme me ato të universiteteve evropiane e në veçanti u bisedua për programet e reja të lancuara nga Komisioni Evropian me fokus të veçantë në mobilitetin ndërkombëtar të stafit dhe studentëve të UEJL-së dhe pjesëmarrjen në instrumentet e reja të Komisionit Evropian.

Google+