Instituti Maks van der Shtul (MVDS), ju fton të merrni pjesë në prezantimin e titulluar: "Towards Blockchain-enabled Wireless Mesh Networks" nga Mennan Selimi.
Mennan Selimi është profesor i sapoemëruar në Institutin Maks van der Shtul (UEJL). Më parë, ai ka qenë hulumtues në studimet post-doktoraturës në Universitetin e Kembrixhit (https://www.cl.cam.ac.uk/~ms2382/). Ai ka doktoruar në Distributed Computing (me nderime) nga UPC Barcelona dhe IST Lisbon dhe ka diplomë magjistrature në inxhinieri kompjuterike nga Universiteti Sapienza në Romë. Ai ishte duke punuar si inxhinier R&D në Ammbr startup (http://ammbr.com/) e cila synon të ndërtojë mbarë botën wireless mesh telecommunication network using blockchain. Interesat e tij aktuale përfshijnë wireless mesh networks, blockchain technology dhe edge computing. Ai ka botuar gjerësisht në konferenca dhe revista akademike dhe punimet e tij janë prezantuar në Facebook HQ, IETF meetings, EU H2020 dhe projekte FP7 etj.
Data: 19 qershor (e mërkurë)
Koha: 11:00h
Vendi: MVDS salla e konferencave 304.10