Fakulteti Juridik-UEJL në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë të RM-së, duke filluar prej 15 nëntor 2018, do të vazhdojë me ciklin e dytë të realizimit të programit ‘Trajnim për përgatitjen e provimit të judikaturës’. Trajnimi është i akredituar nga Bordi për Akreditim dhe Evaluim të Arsimit të Lartë në Republikën e Maqedonisë dhe paraqet një inovacion në Fakultetin Juridik-UEJL, duke e veçuar atë nga fakultetet tjera juridike në vend.
Provimi i judikaturës, si një provim profesional, juristëve të diplomuar ua zgjeron mundësinë e afirmimit të tyre për realizimin e detyrave, për kryerjen e të cilëve kërkohet dhënia e këtij provimi. Andaj, duke ndjekur trendet e fakulteteve juridike bashkëkohore, të cilët prioritet i japin pjesës trajnuese dhe praktike, e pamë të arsyeshme që për studentët dhe kandidatët tjerë të interesuar të ofrojmë trajnim për dhënien e provimit të judikaturës.
Afati i aplikimit është deri me 12 nëntor.
Për më tepër, vijon linku: Përgatitja e provimit të judikaturës.
