Ju njoftojmë se më 4 dhjetor 2025, në ora 11:00, në Sallën e Konferencave do të mbahet prezantim dhe diskutim interaktiv me përfaqësues të një ekipi ndërkombëtar të fushës së arsimit dhe zhvillimit profesional të College of Europe - Tiranë, njëri nga institucionet liderë në Evropë dhe botë në fushën e studimeve evropiane.
Ngjarja synon të sjellë informacione të vlefshme rreth mundësive akademike dhe profesionale, përfshirë programet e avancuara të Kolegjit, si dhe të krijojë hapësirë për dialog të hapur me studentët dhe komunitetin universitar.
Vendi: Salla e Konferencave, UEJL – Tetovë
Koha: 11:00
Data: 4 dhjetor 2025
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme që do të sjellë vlera të reja në zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
