Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

APLIKIM NË PROGRAMIN ’’PUNO DHE STUDIO” PËR VITIN AKADEMIK 2016/2017

Si pjesë e pakos për mbështetje financiare të studentëve, gjatë vitit akademik 2016/17 UEJL do të mundësojë që një numër i konsiderueshëm i studentëve të përfitojnë nga programi ’’Puno dhe studio”si në aspektin financiar ashtu dhe në aspekt të eksperiencës administrative dhe profesionale.

Kushtet e përgjithshme të programit

Në vijim janë të shënuara disa nga kushtet e programit, ndërsa në detaje i gjeni në uebfaqen e universitetit Kushtet e programit

  1. Angazhimi maksimal është deri në 15 orë punë në javë dhe studenti mund të angazhohet më së shumti deri në shlyerjen e shkollimit të një viti akademik gjatë kohëzgjatjes së studimeve
  2. Të drejtë aplikimi kanë studentët e rregullt në studime derdiplomike dhe master
  3. Studentëve që janë të akorduar me bursë apo ndihmë financiare nga cilido fond në vitin vijues akademik nuk u mundësohet të angazhohen në këtë program

Departamentet ku do të munden të angazhohen studentët janë të potencuara më poshtë:
  • Bibliotekë (Tetovë/Shkup)
  • Qendra e Karrierës
  • Shërbimi Studentor (Tetovë/Shkup)
  • Qendra e gjuhëve
  • Departamenti IT-së (IT - Support, CST Laboratories)
  • Mirëmbajtje - Gjelbërim

Kriteret bazë për përzgjedhje së kandidatëve
  • Nevoja për ndihmë financiare [duhet të verifikohet në bazë të dokumentacionit të prezantuar së bashku me aplikacionin]
  • Aftësitë për vendin e punës [do të verifikohet në intervistat që në veçanti do të mbahen me aplikuesit në bazë të kriterit të parë]

Aplikacionin mund ta shkarkoni këtu Sharko Formularin ose ta merrni në Shërbimet Studentore, ndërsa dokumetacioni i kompletuar duhet të dorëzohet brenda afatit të përcaktuar në Zyrën për Ndihma Financiare (802.10).


Intervista me kandidatët

Orari i mbajtjes së intervistave për çdo vend pune do të shpallet pas datës 15 shtator 2016 ndërsa njoftimi do të bëhet përmes e-mailit (në email zyrtar të universitetit).


Afati për aplikim – prej 16.05.2016 deri me 31.05.2016

*Për studentët e rinj (brucoshët) afati i aplikimit është prej 01.09.2016 deri me 16.09.2016

Angazhimi i studentëve në punë do të bëhet më së voni deri me 10.10.2016
Google+