Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Lista finale e kandidatëve të pranuar në ciklin e tretë të studimeve në UEJL 2026/2027

Lista finale e kandidatëve të pranuar në ciklin e tretë të studimeve në UEJL 2026/2027

Në bazë të konkursit të shpallur për regjistrimin e studentëve në ciklin e tretë të studimeve, në fakultetet e UEJL, për vitin akademik 2026/2027, Këshilli i shkollës së doktoraturës, shpall listën FINALE të kandidatëve të pranuar në ciklin e tretë të studimeve në UEJL në vitin akademik 2026/2027, sipas fakulteteve:

LISTA E STUDENTËVE TË PRANUAR NË STUDIME TË DOKTORATËS PËR VITIN AKADEMIK 2026/2027

Informohen të gjithë kandidatët e pranuar se regjistrimi do të bëhet nga data 07.10.2026 deri më 09.10.2026.

Për regjistrim, kandidatët e pranuar duhet të kryejnë pagesën e tarifës së shkollimit për semestrin e parë, në shumën prej 61.500 denarë (1.000 euro), dhe të paraqiten personalisht në Shërbimin Studentor në Tetovë, me 7, 8 ose 9 tetor,nga ora 09:00 deri në 16:00.

Gjatë regjistrimit, kandidatët do të fotografohen për kartelën e identifikimit studentor (ID), e cila do t’u lëshohet pas përfundimit të procesit të regjistrimit.

Pagesa e tarifës së shkollimit mund të kryhet edhe drejtpërdrejt në Shërbimin Studentor, përmes kartelës bankare.

Google+