Në kuadër të shënimit të jubileut, në praninë e djalit dhe vajzës së tij, u zbulua busti i themeluesit të Universitetit, të ndjerit Maks van der Shtul. Po ashtu, u ndanë mirënjohje speciale për përfaqësuesit e korit diplomatik në Maqedoni, më shumë universiteteve dhe institucioneve, profesorëve dhe individëve të dalluar. Majkëll MekRobi – rektor i Universitetit Indiana në SHBA e mori titullin doktor nderi . Po ashtu, nëpërmjet 100 fotografive- nga 10-të për secilin vit, si dhe me shfaqjen e filmit dokumentarë 10-të minutash, në mënyrë simbolike u tregua hapërimi 10-të vjeçar i Universitetit.
Ditë më parë ( 18 nëtor 2011), me dhënien e mirënjohjeve të shoqëruara me nga një orë dore për të gjithë të punësuarit (66), të cilët i kishin mbushur 10-të vite punë në Universitet, nga kryetari i Bordit të Universitetit , Prof. Dr. Denis Farington dhe dhënia e mirënjohjeve të tre profesorëve të parë të pensionuar, nga rektori i UEJL-së Prof. Dr. Zamir Dika, të premten ( 18 nëntor 2011), filluan zyrtarisht aktivitetet për të shënuar 10-të vjetorin e themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore. Në kuadër të këtij manifestimi u promovuan edhe gjashtë doktorët e rinj të shkencave, të cilët me sukses kishin mbrojtur tezën e tyre të doktoratës.
Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Zamir Dika, me këtë rast tha se Universiteti vazhdon të jetë i përkushtuar në misionin e tij – promovimi i arsimit të lartë në gjuhën shqipe dhe në të njëjtën kohë të mundësojë arsimim shumë-gjuhësor dhe shumë – kulturorë në Maqedoni.
Në këtë solemnitet mori pjesë edhe ministri i arsimit i Maqedonisë, Pançe Kralev, sipas të cilit, Universiteti ka arritur t’i jep dimensionin historik arsimimit dhe shumetnicitetit në Maqedoni edhe pse ekziston vetëm 10-të vite.
Kryetari i Bordit të Universitetit, Prof. Dr. Denis Farington, tha se “ Ky universitet paraqet institucionin e parë privat-publik në vend dhe rajon, i cili posedon modelin e tij, në të cilin funksionojnë në kohë reale vlerësimi i rrezikut dhe planifikimi strategjik. Vazhdimisht po përpiqemi që të gjejmë mënyra për bashkëpunim me Qeverinë dhe me etnitetet tjera dhe të sigurojmë qëndrueshmëri financiare si dhe të vazhdojmë me ofertën e programeve studimore të cilësisë së lartë, të cilët do të jenë të dobishëm si për individët përkatës, ashtu edhe për ekonominë.