Gjatë vizitës ata patën mundësin ta ndjekin gjithë procesin e furnizimit, prodhimit dhe shitjes. Nga menaxherët e ndërmarrjes, studentët u njohën për së afërmi me katër repartet e prodhimit. Ata vazhdimisht kanë parashtruar pyetje, duke u përfshirë në diskutim në një atmosferë shumë miqësore dhe profesionale.
Kjo vizitë, nga pikëpamja e menaxhereve të ardhshëm, ishte një mundësi shumë e mirë për studentët si një hap i mëtejshëm drejt punës praktike dhe punësimit eventual, të cilën e premtoi menaxheri kryesor i ndërmarrjes “Frigo Teknika”.
Fakulteti BE do të vazhdojë të mbështesë aktivitetet e tilla në të ardhmen.
