Me këtë rast, rektorët Dika dhe Gashi, u njohën nga afër me arritjet shkencore dhe akademike në këto dy institucione të arsimit të lartë, duke nënvizuar kontributin dhe rëndësinë e tyre institucionale në afirmimin e shkencës shqiptare në rajon dhe gjetkë.
Gjithashtu, vend të rëndësishëm në këtë takim zuri edhe thellimi i bashkëpunimit midis dy universiteteve dhe zotimet për angazhime konkrete në programe studimore ndërkombëtare që lidhen me praktikën.
Delegacioni i Universitetit të EJL-së mori pjesë edhe në kremtimin e 5 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe 43 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.
