Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Përfaqësues të Universitetit Koç vizituan UEJL-në

Të premten (2 mars 2012), një delegacion nga Universiteti Koç, në përbërje të të cilit ishin Gonxha Ongan dhe Burxhu Sarsilmaz, nga Zyra për Partneritet Ndërkombëtar e Universitetit Koç, e kanë vizituar Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë.

Delegacioni nga ky universitet shoqërohej nga znj. Muteber Sankazan, atashe për kulturë dhe informim në Ambasadën e Turqisë në Maqedoni.

Të dy universitetet, të cilët kanë origjinë të përbashkët të themelimit si fondacione me status jofitimprurës, diskutuan për bashkëpunimin e mundshëm në aktivitete të përbashkëta dhe në këmbimin e studentëve. Këto ishin temat kyçe të takimit me rektorin e UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika dhe shefit të Zyrës ndërkombëtare të UEJL-së, z. Luan Eshtrefi.

UEJL është në kërkim të bashkëpunimit me universitete me reputacion të dëshmuar si pjesë e strategjisë së tij për ndërkombëtarizim në të ardhmen.

Google+