Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt ekspozita për 10-të vjetorin e themelimit të Universitetit

Universiteti I Evropës Juglindore, të hënën ( 26 dhjetor 2011), në Qendrën e Kulturës në Tetovë organizoi ekspozitë me fotografi.

Qëllimi I kësaj ekspozite është që Universiteti ynë të jetë më afër me qytetin dhe qytetarët e Tetovës, tha këshilltari i rektorit për marrëdhënie me publikun dhe komunikim, Demush Bajrami

“Ekspozita është pjesë e manifestimeve për shënimin e 10-të vjetorit të themelimit të Universitetit dhe ne këtë deshëm ta festojmë së bashku me qytetarët e Tetovës”, tha Bajrami.

Në hapjen e ekspozitës u ndanë edhe rreth 70 kompjuterë për disa shkolla të mesme dhe fillore të Tetovës, për Qendrën e Kulturës dhe Bibliotekën e Tetovës.

Në fjalën e saj përshëndetëse, drejtorja e shkollës së mesme ekonomike “8 Shtatori”, Zana Ismani, tha se UEJL gjithnjë na ka pritur derëhapur dhe gjithnjë ka ofruar bashkëpunim për ne.

“Kjo nuk është reklamë, por të ndihmosh një shkollë duke e pajisur me kompjuter, edhe atë një kabinet të tërë është shumë domethënëse për ne dhe nxënësit tanë”, tha drejtorja Ismani.

“Me UEJL-në kemi një histori të gjatë të bashkëpunimit. Shpresojmë se në të ardhmen do të kemi edhe më shumë aktivitete të përbashkëta”, tha drejtorja e Bibliotekës së Tetovës, Fitore Rushiti.

Me këtë aktivitet Universiteti ynë përmbylli aktivitetet për shënimin e 10-të vjetorit të themelimit.

Google+