Përgjatë prezantimit, përfaqësuesit e Campus France dhe Institutit Francezi paraqitën mundësitë e ndryshme për bursa dhe financim para studentëve të UEJL-së të cilët dëshirojnë të studiojnë në Francë.
Zyra për marrëdhënie ndërkombëtare do të vazhdojë të sjellë në UEJL fondacione, shoqëri dhe institute të cilët ju ofrojnë studentëve dhe stafit mundësi për të studiuar apo specializuar jashtë shtetit, duke ju mundësuar kështu të zgjerojnë dijet dhe shkathtësitë e tyre dhe të bëhen pjesë e botës akademike në lëvizje.
