Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Banka Botërore në UEJL prezantoi Raportin e Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore

Të martën ( 6 dhjetor 2011), përfaqësues të Zyrës së Bankës Botërore në Shkup (Znj. Lilia Burunciuc, drejtoresh dhe z. Evgenij Najdov, ekonomist), e vizituan UEJL-në dhe e prezantuan Raportin e Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore.

Prezantimi u mbajt para studentëve dhe stafit të Universitetit në Bibliotekën Universitare “Maks van der Shtul”.

Prezantimi bazohej në raportin më të ri të publikuar, duke i ofruar audiencës shpjegim për progresin ekonomik të mëhershëm dhe projeksionet ekonomike për të ardhmen të grupit të vendeve SEE6 ( Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, mali i Zi dhe Serbia).

Universiteti i Evropës Juglindore dhe Zyra e bankës Botërore në Shkup kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim dypalësh, duke krijuar edhe Qendrën Publike Informative në UEJL. Kjo qendër u ofron studentëve dhe stafit tonë materiale hulumtuese dhe qasje në bazën e të dhënave të Bankës Botërore.

Ky është prezantimi i dytë publik i Bankës Botërore në UEJL dhe ne presim prezantime të tjera, të cilat pritet t’ju ofrojnë studentëve dhe stafit tonë më shumë mundësi për të marrë informacione nga burime të jashtme.

Google+