Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Profesorë nga SHBA-të harmonizojnë planprogramet në UEJL

Gjatë javës së kaluar për këtë qëllim Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë e ka vizituar Prof. dr. Munirpallam Venkataramanan nga Universiteti I Indianës-Kelley School of Business.

Universiteti i Evropës Juglindore vazhdon me angazhimin e ekspertëve të njohur ndërkombëtarë në harmonizimin e plan-programeve në përputhje me Kornizën Nacionale të Kualifikimeve

Gjatë javës së kaluar për këtë qëllim Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë e ka vizituar Prof. dr. Munirpallam Venkataramanan nga Universiteti i Indianës-Kelley School of Business.

Gjatë vizitës në këtë fakultet, Prof. Venkataramanan ka realizuar harmonizimin e plan-programeve, planit strategjik dhe planin e veprimit të fakultetit. Ai, ka realizuar një takim me rektorin e UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, prorektorin për çështje akademike, provostin Poll Fosterdhe përfaqësues të tjerë të Universitetit.

Takim pune ka realizuar me Këshillin dhe përfaqësues të Dekanatit të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë. Një takim të veçantë pati me student, prej të cilëve u njoftua me qëndrimin e tyre në lidhje me cilësinë e shërbimeve që I ofron fakulteti dhe universiteti.

Gjatë takimeve u realizuan diskutime të frytshme dhe u bënë kombinime të ndryshme të plan-programeve me nevojat e tregut të punës dhe Kornizës Nacionale të Kualifikimeve.

Google+