Me një lojë të shkëlqyeshme ekipi i UEJL-së (SEE University), mundi ekipin e Universitetit ”FON “, më rezultat 4:3, në ndeshjen finale në kuadër të ligës universitare në futsall, që u luajt të enjten (19 maj 2011), në Shkup.
Është hera e katër më radhë që ekipi i UEJL-së “SEE University” e fiton Kampionatin e Ligës Universitare në Futsall në Maqedoni.
Me këtë fitore ekipi i UEJL-së e fiton të drejtën ta përfaqësojë Maqedoninë në Kampionatin Evropian të Universiteteve, që këtë vit, do të mbahet në Finlandë.
Në pjesën e parë, “FON” kaloi në avantazh me rezultat 1:0. Kthesa e lojës u shënua në pjesën e dytë, ku erdhi në shprehje cilësia e lojtarëve tanë, me golat e Artim Saliit ( dy gola) dhe Sinisha Simjanovski ( një gol), ku u barazua rezultati. Goli fitues u shënua në kohën shtesë dy herë nga 5 minuta, i cili u realizua nga Albin Alia.
