Studentët e Shkencave të Komunikimit të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit morën pjesë në konferencën “Sfidat e gazetarisë bashkëkohore- kalimi në digjitalizim” e organizuar nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup më 04-05 maj 2011.
Konferenca tuboi së bashku gazetarë dhe ekspertë të mediave nga SHBA-të, si dhe nga rajoni përfshirë vendet sic janë: Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbia. Ata diskutuan se si teknologjitë e reja po ndryshojnë sferën mediale dhe i ndanë përvojat dhe këshillat e tyre para studentëve se si në mënyrën më të mirë të shfrytëzohet epoka digjitale në gazetari.
