Ali Pajaziti në Panairin e Librit “Tirana 2010”
2 dhjetor 2010Në kuadër të panairit tradicional të librit, që mbahet në Tiranë, më 13 nëntor 2010, Prof. Dr. Ali Pajaziti mbajti një kumtesë promovuese të librit të profesorit nga Universiteti i Tiranës, Enis Sulstarova “Në pasqyrën e Oksidentit: Studime dhe artikuj”, tw botuar nga Logos-A, Shkup, 2010. Autori nw kwtw vepër në mënyrë analitike dhe kritike trajton çështjen e homo albanicus-it dhe që në mënyrë origjinale shqyrton inxhinierinë politike dhe kulturore të shqiptarisë nga e kaluara deri më sot.
Recensenti i kësaj vepre bashkë me prof. Lekë Sokolin nga Universiteti “Martin Barleti” vlerësuan lart këtë vepër për kontributin që jep në ndërtimin e një sociologjie reflektive dhe publike, që nga një perspektivë edwardsaidiane vatërzon orientalizmin shqiptar nga rilindasit deri te Kadareja, çështjen e (ç)mitizimit, amullinë përcaktimore, historicizmin shqiptar, etj.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics