Linda Ziberi dhe Artan Limani prezantuan ne konferencën e 96-të të Asociacionit të Komunikimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konferencë kjo vjetore qe këtë vit u mbajt në San Francisco, Kaliforni nga 13 deri 17 Nëntor.
Linda Ziberi prezantoi punimin me titull "Retorika paqësore dhe rezistenca pasive e Ibrahim Rugovës gjatë lëvizjes për pavarësi në Kosovë”, prezantim ky që u bë në panelin i cili pati si temë “Qasjet retorike gjatë menaxhimit të konflikteve” i sponzoruar nga sektori për Komunikim Paqësorë dhe Menaxhim me Konflikte.
Po ashtu, Linda Ziberi dhe Artan Limani prezantuan në panelin me temë “Sfidat, mundësitë dhe strategjitë e ҫifteve akademike me kariera të dyfishta” i sponsoruar nga Sektori per Komunikim Organizativ.
Asociacioni i Komunikimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është asociacioni më i madh në Shtetet e Bashkuara që mbledh rreth tij të gjitha shkencat e komunikimit.
Këtë vit, më shumë se 5.000 studijues te komunikimit, mësimdhënës, dhe personalitete të komunikimit prezantuan në më shumë se 1.200 sesione duke ekzaminuar dhe identifikuar urat që lidhin shkencën e komunikimit me disciplinat tjera.
Linda Ziberi dhe Artan Limani prezantuan ne konferencën e 96-të të Asociacionit të Komunikimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës “Ngritja e Urave”, në San Francisco, Kaliforni
30 nëntor 2010Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics