Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Një delegacion i Bibliotekës së UEJL mori pjesë në Panairin e librit në Tiranë

Vizita e Panairit të 13-të të librit në Tiranë me moton “ Për të ndriçuar mendjet e reja” të organizuar nga Lidhja e Botuesve Shqiptar, ishte aktiviteti i fundit i Bibliotekës universitare “Maks van der Shtul”.
Gjatë vizitës, delegacioni i UEJL-së, i përbërë nga prof. Alajdin Demiri, prof. Ali Pajaziti, Driton Memeti dhe Elmedina Abdullahi, kanë marrë pjesë në debate të ndryshme, promovime librash. Ata, po ashtu për nevojat e bibliotekës kanë porositur një numër të konsiderueshëm të titujve të ri të librave.

Më poshtë i keni disa nga titujt e ri të librave nga ky panair:

1. Bujar Sh.Hoxha, Krimi dhe antikrimi: historia e bandave kriminale – Ombra GVG 2010
 2. Gëzim Tushi, Kur flasim për politikën – Toena 2010
3. Mero Baze, Viti 97: prapaskenat e krizës që rrënuan shtetin – Toena 2010
4. Dominique Moisi, Gjeopolitika e emocioneve – AIIS 2010
5. Alan Collins, Studime bashkëkohore të sigurisë – Uet
6. Michael J. Sandel, Liberalizimi dhe kufijtë e drejtësisë – Dudaj 2010
7. Thomas S. Kane, Si të shkruajmë shqip: manual i oksfordit për të shkruarin dhe retorikën I përshtatur për shqipen – CDE 2010
8. Blendi Fevziu, Hiri i vullkanit – Dudaj 2010
9. John Randolph, Planifikimi dhe menaxhimi mjedisor i përdorimit të tokës –UFO 2010 10.Ronald Czaja, Johnny Blair, – Hartimi i sondazheve: Udhëzues për vendimet dhe procedurat – Dudaj 2009
11. Niko Ketri, Ekonomia politike: për studentët e shkencave politike dhe juridike – Ufo 2009 12.William Jordan, Koncepte të hershme të filozofisë – Logokron 2009
13.Jean-Yves Letessier, Evropa ekonomike dhe e ardhmja e saj – Papirus 2009
14.Steve Berry, Sekreti i tretë – Bota Shqiptare 2010
15.Ylli Bufi, Tempulli i demokracisë – Ombra 2010
16.Robert B. Denhardt, Janet V. Denhardt, Administrimi publik: veprimi i orientuar – Ufo 2010 17.Besnik Maho, Fitimi i pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme – Uet 2009
18.Brian McNair, Hyrje në komunikimin politik – Uet 2009
19.Filf Shafak, Bastardja e Stambollit – Bota Shqiptare 2007
20.Paulo Coelho, Fitimtari është i vetëm – Toena 2010
21.Dan Brown, Diabolus – Dudaj 2010
Google+