Qëllimi i vizitës ishte identifikimi i fushave të interesit të ndërsjellë, me fokus të veçantë në ndërkombëtarizimin e studimeve dhe programeve të UEJL-së.
Delegacioni përbëhej nga: Dr. Serge Nicolas, dekan i American Graduate School in Paris, Dr. Emil Gjorgov, drejtor i New England Education International dhe përfaqësues i International University of Leadership nga Orlando, Florida, Dr. Rui Vinhas da Silva, profesor në Universitetin ISCTE – Lisbon Institute, Dr. Weicheng Luo, drejtor i përgjithshëm i ENOFAP, organizatë me zyra në Paris dhe në Kinë që promovon bashkëpunimin akademik ndërkombëtar.
Mysafirët u pritën nga Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, i shoqëruar nga Akademik Abdylmenaf Bexheti, Prorektori për Planifikim, Hulumtim dhe Ndërmarrësi, Prof. Dr. Veland Ramadani, Këshilltarja për marrëdhënie me komunitetin dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi, si dhe Këshilltarja për planifikim akademik dhe digjitalizim, Prof. Dr. Florije Ismaili.
Gjatë takimit u diskutuan forma konkrete të bashkëpunimit, përfshirë ofrimin e studimeve me korrespodencë për studentë nga rajone të ndryshme të botës që dëshirojnë të studiojnë në UEJL, si dhe mundësi për programe të përbashkëta dhe projekte ndërkombëtare.
Vizita u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të rrjetit ndërkombëtar të UEJL-së, duke forcuar pozitën e universitetit si një qendër moderne e arsimit evropian me qasje globale.
