Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Hulumtuesit nga UEJL të vetmit përfaqësues nga Maqedonia e Veriut në konferencën ndërkombëtare për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kosovë

Konferenca shkencore ndërkombëtare “Sfidat dhe perspektivat e bashkëpunimit ekonomik Kosovë- Shqipëri dhe rajon” e organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë i tuboi në Prishtinë akademikët, hulumtuesit dhe studiuesit shkencor për të prezantuar punimet dhe pikëpamjet e tyre rreth bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Kosovë.

Në këtë konferencë, përfaqësues të vetëm nga Maqedonia ishin hulumtuesit nga Universiteti i Evropës Juglindore, Rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, dekania e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Prof. Dr. Hyrije Abazi –Alili dhe drejtori i UEJL-së në Shkup, Prof. Dr. Veland Ramadani.

Tema e punimit hulumtues, të cilin e prezantoi Rektori Bexheti ishte “Interkonjeksionet e gjelbërta ndërkufitare për zhvillim të qëndrueshëm dhe klimë neutrale”, në të cilin e theksoi rëndësinë bashkëpunimit ndërkufitarë si mundësi e zhvillimit rajonal ekonomik.

Profesorët Hyrije Abazi – Alili dhe Veland Ramadani prezantuan punimin hulumtues “Përcaktuesit e ndërmarrësisë së gjelbër dhe performanca e firmave: Efekti moderues i bashkëpunimit ndërmjet firmave nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova”

Konferenca shkencore ndërkombëtare ka për qëllim t’i jep impuls shkencor bashkëpunimit ekonomike Shqipëri-Kosovë.

Google+