Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Biblioteka "Maks van der Shtul" shënoi Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit

Biblioteka “Max van der Stoel” tashmë disa vite me radhë feston “Ditën Botërore të Librit” dhe “Të Drejtës Autoriale”. Në manifestimin, që u mbajt në UEJL (24 prill 2023), ishin të ftuar katër panelist, mes të cilëve gazetari i njohur nga Shqipëria, Marin Mema, profesori Satki Ismaili, botuesja Samije Limani dhe studentja e UEJL-së Emira Selimi. Ata dhanë fjalimet e tyre përpara pjesëmarrësve në këtë manifestim të organizuar për nder të kësaj dite.

Biblioteka vlerësoi me mirënjohje panelistët e ftuar të cilët janë ndër ato persona që promovojnë leximin dhe vlerat në shoqëri. Ndërkaq, nuk munguan mirënjohjet edhe për studentët më të rregullt në bibliotekën “Max van der Stoel” si dhe nxënësit e shkollave të mesme, të përzgjedhur nga vet shkolla si lexues më të mirë të vitit.

Manifestimi u mbyll me një fjalim nga përgjegjësja e bibliotekës Elmedina Abdulahi e cila tregoi dhe shumë aktivitete që janë ndërmarrë nga biblioteka gjatë këtij viti për të nxitur kulturën e leximit në vend.

Google+