Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (25 prill 2023), mori pjesë në Konferencën shkencore teknologjike me temë “Zhvillimi Teknologjik dhe inovacionet në industri”, që u organizua nga kabineti i Kryetarit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në bashkëpunim me @macedonia2025.
Në kuadër të konferencës u mbajtën dy panele - diskutime me temat "Rritja e bizneseve përmes investimeve në zhvillimin shkencor dhe teknologjik dhe inovacionet - roli i shtetit" dhe "Lidhja e bizneseve me inovacionet dhe zhvillimin teknologjik përmes arsimit dhe politikave arsimore”.
