Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Filloi java e rrjetëzimit të projekteve dhe ndërkombëtarizimit në UEJL

“Ndërtimi i shoqërisë reziliente dhe të mirinformuar”, ishte tema e ngjarjes promovuese, që u mbajt sot (24 prill 2023)në Universitetin e Evropës Juglindore, me të cilën filloi Java e rrjetëzimit të projekteve dhe ndërkombëtarizimit në UEJL, që organizohet nga Instituti shkencor “Maks van der Stoel (Maks van der Shtul)” dhe që do të zgjas deri të premten (28 prill 2023).

Në fjalën e tij të hapjes, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti e theksoi rëndësinë e rrjetëzimit, që ka shumë përfitime dhe është në dobi të studentëve dhe stafit akademik në funksion të këmbimit të përvojës dhe ekspertizës.

“Aktualisht janë 25 projekte shkencore që realizohen nga IMVDSH, ku janë përfshirë një numër i konsiderueshëm i stafit akademik dhe administrativ. Në kuadër të kësaj, rezultate shumë pozitive janë arritur edhe në Programin Erasmus plus, ku vetëm vitin e kaluar 45 studentët kanë shfrytëzuar të drejtën e mobilitetetit në universitete të njohura evropiane.”, tha Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.

Java e rrjetëzimit të projekteve dhe e ndërkombëtarizimit organizohet për herë të parë, tha drejtori i Institutit “Max van der Stoel”, Veli Kreci thotë se kjo ngjarje do të shndërrohet në traditë.

“Kjo javë përfaqëson një platformë për shpërndarjen e rezultateve të projekteve aktuale dhe atyre të kaluara për publikun e gjerë, si dhe do të ndihmojë në forcimin dhe zgjerimin e rrjetit të partneriteteve të universitetit.” - shtoi më tej drejtori Kreci.

Ngjarja promovuese e projektit Fakespotting, synon të zhvillojë mjete inovative të edukimit digjital për të për të luftuar dezinformimin.

“Këto mjete do të zbatohen në fushat e arsimit të lartë dhe arsimit të të rriturve. Projekti trajton gjithashtu mospërputhjen midis tregut të punës dhe shkathtësive digjitale, duke trajnuar studentët dhe të rriturit me shkathtësi të pakta.”, tha koordinatorja e projektit për UEJL, Albulena Halili.

Qëllimi përfundimtar është mbështetja e pjesëmarrjes demokratike dhe përmirësimi i edukimit të informacionit, mediatik dhe atij digjital të qytetarëve të Bashkimit Evropian në luftën me dukurinë e dezinformimit. Në këtë konsorcium të udhëhequr nga Universiteti i Bolonjës, UEJL është përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, si shtet kandidat për anëtarësim në BE.

Instituti “Maks van der Stoel” është pjesë e më shumë se njëzet projekteve ndërkombëtare, nga njëzet e tetë shtete dhe në bashkëpunim me më shumë se pesëdhjetë universitete evropiane e botërore si dhe me mbi njëzet e pesë organizata joqeveritare dhe start-up-e.

Gjatë kësaj jave, MVDSI do të mirëpresë pjesëmarrësit në ngjarje lidhur me tre projekte të ndryshme ndërkombëtare të bashkëfinancuara nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian: “Fakespotting”, “UnInLeco” dhe “MUST”. Në të njëjtën kohë, UEJL do të jetë nikoqir i Javës së Trajnimit Erasmus, e cila do të ofrojë mundësi të vlefshme trajnimi për ata që janë të interesuar për ndërkombëtarizim dhe mobilitet.

Google+