Sekretari i Përgjithshëm i UEJL-së, Dr. Xhevair Memedi, foli për temën “Roli dhe aktivitetet e UEJL-së në krijimin e lidhjeve mes Universitetit dhe sektorit privat”. Ai theksoi se që nga themelimi Universiteti e ka theksuar qasjen aktive për krijimin e kuadrove adekuate të lëmive të ndryshme me shkathtësi solide të gjuhëve dhe shkencave kompjuterike. Po ashtu, në këtë drejtim, në vitin 2005 u krijua Qendra e Karrierës, e para në vend, kurse para një dekade u themelua Qendra për Inovacionin e Biznesit, që krijoi lidhje edhe më të drejtpërdrejta me biznesin.
Prezantimin e projektit e bëri udhëheqësi, Visar Ademi, i cili foli për qëllimet, objektivat dhe aktivitetet që pritet të realizohen.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të universiteteve dhe sektorit privat.
