COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ditët e Orientimit në UEJL – pritje tradicionale për studentët e vitit të parë

Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Orientimit" dhe fillimit të vitit të ri akademik, me një ceremoni festive, duke respektuar protokollet shëndetësore, sot (22.09.2021), në Universitetin e Evropës Juglindore, në kampusin në Tetovë dhe në Shkup u mbajt pritja tradicionale e studentëve të vitit të parë.

Mirëseardhje studentëve iu dëshirojë Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti. Ai në mënyrë të veçantë iu dëshirojë mirëseardhje grupit të parë të studentëve ndërkombëtarë nga Taxhikistani. Rektori Bexheti u tha studentëve se keni ardhur në kampusin më të mirë universitar në regjion.

“Universiteti i Evropës Juglindore paraqet një mjedis unik dhe specifik, jo vetëm në kuptimin fizik, infrastruktural të kampusit të bukur, por mbi të gjitha, për shkak të mjedisit tolerant, fleksibël, multikulturor, multigjuhësor. Këtë nuk e gjeni dot në ndonjë universitet tjetër në regjion dhe me këtë e mendoj Ballkanin Perëndimor e ndoshta edhe më gjerë. ”, u tha studentëve në fjalimin e tij, Rektori i Bexheti.

“Nuk është e rëndësishme vetëm ajo që absorboni në dije, sjelljet janë shumë të rëndësishme. Punëdhënësi i nesërm do të mbaj llogari për karakterin tuaj, formësimin tuaj, sjelljen, argumentet si gjykoni, prezantoheni, paraqiteni dhe si ju reflektoni dhe si i përmbushni detyrat në jetë. Pra, një kompleks i gjërave për të qenë i lumtur, kjo është kënaqësia e jetës. Sot edhe institucionet më relevante nuk e matin cilësinë e jetës vetëm mbi bazën materiale dhe financiare, por e matin edhe kënaqësinë që e kemi në jetë. “, theksoi mes tjerash Rektori Bexheti.

Kryetari i Parlamentit Studentor, Agron Demiri, iu dëshiroi studentëve një vit të mbarë dhe të jenë të sigurt se për të ardhmen e tyre kanë zgjedhur Universitetin më të mirë.

“Ju që sot hyni në një etapë të rëndësishme, kur filloni të ndërtoni të ardhmen tuaj profesionale dhe jetësore. Ne studentët e UEJL-së e kemi pak më të lehtë. Kjo është sepse ne jemi qendra, jemi shtylla e Universitetit . Parlamenti dhe Asociacioni Studentor ka qenë dhe është në mënyrë të palodhshme në shërbim të studentëve dhe është i përfaqësuar në të gjitha organet e Universitetit.",tha Demiri

Demiri e ndau informacionin, se enkas për studentët , sot funksion pika e vaksinimit dhe se derisa stafi i Universitetit e ka bërë që çdo profesor e staf të jetë i vaksinuar ia kemi borxh Universitetit që edhe ne të jemi të vaksinuar.

Pas ceremonisë, të gjithë studentët vazhduan me ligjëratat dhe me aktivitetet tjera në kuadër të procesit mësimor.

Google+