“Sot financat e gjelbërta përbëjnë një game të gjerë të produkteve dhe shërbimeve financiare që mund të ndahen si produkte investimesh, bankare dhe sigurimeve. Instrumentet e energjisë së ripërtërishme, si dhe financat e infrastrukturës se qëndrueshme e bonove të gjelbërta vazhdojnë të mbeten instrumente të rëndësisë së veçantë në aktivitetet e financimeve të gjelbërta. “, tha mes tjerash në prezantimin e tij Rektori Bexheti.
Fjalime në hapjen e këtij forumi kishin kryeministri Zoran Zaev, ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes dhe David Geer, ambasador i Delegacionit Evropian në Shkup.
Në forum marrin pjesë emra të njohur dhe ekspert botëror të energjetikës, përfaqësues të institucioneve publike të vendit dhe rajonit.
Forumi për energjetikën mbahet tradicionalisht dhe ky është edicioni i tretë i tij.