Universiteti i Evropës Juglindore me rastin e tragjedisë së ndodhur në Spitalin Modular në Qendrën Klinike të Tetovës, u shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave, kurse të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpejtë.
Kjo tragjedi na ka bërë të bashkëndjejmë me dhimbjen që e ka kapluar qytetin tonë, Tetovën e Universitetit tonë, duke shpreh gatishmërinë e Institucionit tonë për të qenë pranë të gjithë atyre që në këto momente të vështira po e përjetojnë edhe familjarisht humbjen e më të dashurve të tyre.
Tetovë, 9 shtator 2021
Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti
Rektor i Universitetit të Evropës Juglindore
