COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rreth 70 për qind e diplomuarve në UEJL kanë arritur të punësohen vitin e parë pas diplomimit

Të diplomuarit e Universitetit të Evropës Juglindore, sipas të dhënave të Qendrës së Karrierës vazhdojnë të jetë atraktiv për tregun e punës në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon.

Shkalla e përgjithshme e punësimit të të diplomuarve të UEJL-së, sipas raportit të fundit të Qendrës së karrierës, është 69,84% dhe shkalla e papunësisë është 30.16%. Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve të punësuar, 83.73% janë të punësuar me kohë të plotë, 9.03% janë të vetëpunësuar (ata zotërojnë biznesin e tyre), 4.81% janë të punësuar me kohë të pjesshme dhe 2.40% janë duke bërë praktikën.

Punësueshmëri më të lartë kanë të diplomuarit e Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore me 79.48%; Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë me 63.29%, i ndjekur nga Fakulteti i Drejtësisë me 54.23%, Fakulteti i Gjuhëve Kulturave dhe Komunikimit me 53.33% dhe Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore me 43.10%.

Sa i përket periudhës së punësimit, të dhënat nga raporti tregojnë se 33.13% e të diplomuarve në UEJL ishin punësuar para diplomimit; 25.90% brenda 01-03 muajve; 9.03% brenda 04-06 muajve pas diplomimit dhe 7.83% më shumë se një vit pas diplomimit.

Të dhënat e Qendrës së Karrierës, dëshmojnë se studentët janë të kënaqur me studimet dhe kushtet e studimit në Universitet. Shumica e të diplomuarve që ndjekin studimet e ciklit të dytë po vazhdojnë arsimin e tyre në UEJL (85.60%) dhe numri i përgjithshëm i të diplomuarve që marrin pjesë në anketim, 97.62% do t'ua rekomandonin Universitetin e Evropës Juglindore studentëve të tjerë.

Qendra e karrierës e UEJL të dhënat i ka grumbulluar nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve në vitin 2019, kurse anketimi është realizuar në periudhën mes 22.02.2021 deri 15.03.2021.

Google+