COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Mbahet ekspozita e dytë dhe përmbyllëse e studentëve të Arkitekturës dhe Dizajnit

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, sot (25 qershor 2021), mbajti Ekspozitën e dytë përmbyllëse me punimet e studentëve të Arkitekturës dhe Dizajnit.

Ekspozitën e shpalli të hapur, Prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtarë dhe hulumtime, Prof. Dr. Besa Arifi, e cila e përcolli edhe përshëndetjen e Rektorit Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili për shkak të obligimeve të tjera nuk pati mundësi të jetë i pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite.

“Ekspozita e sotshme tregon se ky vit ka qenë shumë i suksesshëm dhe kreativ për studentët e arkitekturës dhe dizajnit. Punimet dëshmojnë se studentët janë shumë të vetëdijshëm për të kaluarën dhe të përgatitur për të ardhmen. Ne shpresojmë se shumë shpejtë do të krenohemi me ata, Alumnin tonë të këtij drejtimi, që me ngazëllim do ta mbajnë logon e UEJL-së.”, tha mes tjerash në fjalimin e saj Prorektorja Arifi.

Nëpërmjet kësaj ekspozite rrumbullakohet puna gjatë një viti studimor e studentëve, të cilët për dallim nga ekspozita një-semestrale, tanimë dëshmojnë performancë më të përsosur dhe punimet e tyre janë shprehur edhe në maketa më komplekse.

Studentët e drejtimit Arkitekturë dhe Dizajn, i kanë ekspozuar punimet e tyre në lëndët: projektim, studio dhe perspektiva, shprehje vizuale.

Ekspozita e parë e studentëve të Arkitekturës dhe Dizajnit u mbajt në shkurt të këtij viti, ku ata i ekspozuan punimet e tyre një semestrale, që ishte një sukses i veçantë, pasi për herë të parë në Maqedoninë e Veriut organizohej një ekspozitë e tillë.

Google+