Ligjërata u moderua nga profesoresha amerikane e së drejtës kushtetuese, Prof. Judithanne Scourfield McLauchlan, kurse studentët amerikan parashtruan shumë pyetje, që dëshmon se interesi i tyre për ligjëratën ishte shumë i lartë.
Prof. Shasivari trajtoi aspektet kushtetuese dhe ligjore të faljeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, me fokus në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, si dhe pasojat e mundshme ndërkombëtare juridike të faljeve presidenciale të v. 2016, para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.
