Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për mikro-kredencialet në Poloni, në kuadër të Aleancës ChallengeEU

Në kuadër të Aleancës së Universiteteve Evropiane ChallengeEU, Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) mori pjesë në konferencën ndërkombëtare „Universities Facing New Challenges – Micro-Credentials in the European Education Area”, e cila u mbajt më 26 nëntor në Universitetin e Warmia dhe Mazury (UWM), në Olsztyn të Polonisë.

UEJL u përfaqësua nga Prof. Dr. Florije Ismaili, këshilltare për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim, e cila prezantoi temën „Mikro-kredencialet në Maqedoninë e Veriut: përvojat, sfidat dhe mësimet e nxjerra”, si dhe nga Prof. Leljla Ademi Shaqiri, MSc, hulumtuese në Institutin „Max van der Stoel” (MVDSI), e cila prezantoi punimin „Një qasje për bashkëdizajnimin e mikro-kredencialeve me organizatat e shoqërisë civile”.

Konferenca i kushtoi vëmendje të veçantë edhe perspektivës studentore. Në diskutime kontribuuan ambasadoret studentore të ChallengeEU-së, Ela Ismaili nga UEJL-ja dhe Julia Wysocka nga UWM-ja.

Si njëri nga nëntë universitetet anëtare të ChallengeEU-së, UEJL vazhdon të kontribuojë në përkushtimin e përbashkët të Aleancës për inovacion në arsim, bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillimin e një Hapësire Evropiane të Arsimit të Lartë më fleksibile, gjithëpërfshirëse dhe të ndërlidhur.

Google+