Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Biblioteka universitare pasurohet me libra nga fusha e shëndetësisë dhe ekologjisë

Biblioteka e Universitetit të Evropës Juglindore “Maks van der Shtul”, këto ditë është pasuruar me disa tituj të rinj të librave dhe doracakëve të ndryshëm, dhuruar nga Institui i Shëndetit Publik të Maqedonisë. Përgjegjësi i kësaj biblioteke, prof. Alajdin Demiri, thotë se këto libra kryesisht janë të fushës së shëndetësisë dhe ekologjisë.

“Librat do të jenë të dobishëm për Institutin e mjedisit jetësor dhe shëndetin në UEJL, si dhe për të gjithë studentët, të cilët studiojnë në drejtimin e Menaxhimit të mjedisit jetësor”, tha Prof. Alajdin Demiri.

Dhurimi i këtyre librave u bë në një atmosferë të përzemërt si nga ana e drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik të Maqedonisë, Azis Pollozhani ashtu edhe nikoqirëve, ku ishte i pranishëm edhe prorektori për çështje akademike, Prof. dr. Zamir Dika.

Ja lista e librave:

“ANTROPOMETRIA NUTRITIVE”

“ARKIVI I SHËNDETIT PUBLIK”

“EKOLOGJIA HUMANE DHE SHËNDETI PUBLIK”

“MENAXHMENTI NË SHËNDETËSI”

“VLERËSIMI STRATEGJIK I KONTRACEPSIONIT DHE ABORTEVE NË MAQEDONI”

“HULUMTIMET GLOBALE TË SHËNDETIT TË ADOLESHENTËVE NË MAQEDONI”

 “PESË ÇELËSA PËR USHQIM TË SIGURT”

“UDHËZUES PËR MENAXHIMIN ME MBETURINAT MJEKËSORE”

“HASSAP USHQIMI”

“USHQIMI I SHËNDETSHËM PËR FËMIJË”

Google+