Rektori akademik Alajdin Abazi promovon UEJL-në në Japoni
20 tetor 2009
Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), nisë bashkëpunimin me Universitetin e Tokios për Teknologji dhe Agrikulturë (TUAT). Për këtë qëllim, rektori i UEJL-së Akademik Alajdin Abazi dhe prorektori Murtezan Ismaili tashmë po qëndrojnë për një vizitë në Tokio, Japoni, ku edhe kanë filluar bisedimet me homologët e tyre për lidhjen e bashkëpunimit midis UEJL-së dhe TUAT.
Gjithashtu, rektori dhe prorektori i UEJL-së do të marrin pjesë me dy punime shkencore të recensuara në Konferencën Ndërkombëtare të Azisë për Mësim, e cila mbahet në Osaka, Japoni. Kjo konferencë është e organizuar nga forumi dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Japonisë dhe e sponsorizuar nga shumë universitete dhe asociacione me famë botërore.
Po në këtë konference, si e arritura e tretë për UEJL-në, në Japoni, rektori i UEJL-se Akademik Alajdin Abazi është zgjedhur si udhëheqës i konferencës për sesionin: “Komunitetet, kultura dhe globalizimi”, që paraqet një njohje ndërkombëtare të eksperiencës dhe ekspertizës së UEJL-së në këtë fushë.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics