Ata këmbyen informacione rreth procesit të vazhdueshëm arsimor në të dy universitetet dhe diskutuan mbi sfidat dhe projektet e të dy universiteteve të orientuara drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit të lartë dhe ndërkombëtarizimit. Ata, gjithashtu ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin midis UNB-së dhe UEJL-së në fusha me interes të ndërsjellë dhe në këtë drejtim shprehën gatishmërinë e tyre për të adresuar idetë e përbashkëta dhe për të shkëmbyer përvojën dhe praktikat më të mira.
Takimi përfundoi me një vizitë të shkurtër në mjediset e kampusit të UNB-së.
