Në këtë takim, morën pjesë profesorë të informatikës, që ligjërojnë në shkollat e mesme në Shkup, si dhe nxënës të viteve të katërta nga këto shkolla.
Profesorët dhe nxënësit patën mundësi të dëgjojnë përvojën e katër femrave të suksesshme në TIK, si dhe për rrugën e ngritjes së tyre në karrierë.
