Ueb-faqja e UEJL - e dyta për nga popullariteti në Maqedoni
19 tetor 2009
Ueb-faqja e Universitetit të Evropës Juglindore, në Tetovë, është renditur e dyta në listën ueb-faqeve më të vizituara të universiteteve në Maqedoni. E para, në këtë listë, gjendet ueb-faqja e Universitetit të Shkupit, kurse Universiteti Shtetëror i Tetovës gjendet në vendin e katërt. Ndërkaq, në nivel botëror, UEJL, pas vetes i ka lënë të gjitha universitet në Maqedoni. Kështu, në bazë të kësaj renditjeje, para UEJL gjendet vetëm Universiteti shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi”, kurse pas UEJL, gjenden Universiteti i Manastirit, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Shtipit etj.
Lista është publikuar nga http://www.4icu.org, e cila e ka bërë renditjen në bazë të vizitueshmërisë së ueb-faqeve të universiteteve, kurse si kritere bazë i ka marrë të dhënat nga kërkuesit më të popullarizuar në internet Google Page Rank, Yahoo Inbound Links, Alexa Traffic Rank.
Kjo ueb-faqe me publikimin e renditjes, sipas popullaritetit të ueb-faqeve të universiteteve, ka për qëllim që t’u mundësojë studentëve nga vende të ndryshme të botës që të kuptojnë se sa të popullarizuar janë universitetet në vendet e tyre dhe në nivel ndërkombëtar.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics