Pas përfundimit të garës regjionale dhe nacionale, që u mbajt gjatë muajit mars dhe prill në kampusin e UEJL-së në Shkup, për 21 shqiptuesit më të mirë “shkronjë për shkronje të fjalëve në gjuhën angleze”, nga ana ambasadorit amerikan, ShT Jess Baily, u ndanë çmime.
Gara e këtij viti ishte veçanërisht sfiduese, ku morën pjesë mbi 3.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, në faza dhe kategori të ndryshme.
Në emër të UEJL-së, drejtorja e Qendrës së Gjuhëve dhe njëherësh koordinatore е ngjarjes, Besa Bytyqi dhe Ellie Dawson-Fulbright Scholar për gjuhën angleze, u ndanë dhurata fituesve. ambasadori amerikan, z. Jess Baily dhe drejtori i Korpusit të Paqes në Maqedoni, z. Mark Hannafin, shprehën kënaqësinë e tyre për garën dhe falënderuan Universitetin e Evropës Juglindore për mbështetjen dhe kontributin e dhënë deri në përfundim të garës.
