Më 9 nëntor 2017, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RM, u promovua: "Konventa Kombëtare për BE-në në R.M", një projekt dyvjeçar i mbështetur nga USAID dhe Qeveria e Sllovakisë; si një platformë ekspertësh që do ta mbështesë Qeverinë e Maqedonisë për t'u përgatitur për të trajtuar kapitujt e pranimit në BE, kur vendi të fillojë negociatat e pranimit. Si përvojë e mëparshme e suksesshme e shteteve anëtare të BE-së, kjo konventë kombëtare - më vonë u bë bërthamë e ekipit negociator kombëtar që negocionte kapitujt e BE-së. Nga katër grupet e para të themeluara të punës - për çdo kapituj të BE-së, Prof. Dr. Blerim Reka, prorektor për marrëdhënie ndërkombëtare në UEJL, u emërua Ekspert –kryesues i grupit punues për Kapitullin 24: "Drejtësi, Liri dhe Siguri".
Prof. Dr. Blerim Reka, Ekspert – kryesues për kapitullin e 24 të BE-së në Konventën Nacionale të BE-së në RM
13 nëntor 2017Prof. Dr. Blerim Reka, prorektor për marrëdhënie ndërkombëtare në UEJL, u emërua Ekspert –kryesues i grupit punues për Kapitullin 24: "Drejtësi, Liri dhe Siguri".
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics