Një grup studentësh të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), të programeve studimore të Drejtësisë dhe Komunikimit ndërkombëtar morën pjesë në seminarin e sponsorizuar nga Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-s, që u mbajt të mërkurën dhe të enjten (18 dhe 19 tetor 2017), në Shkup.
Organizatori vendor i ngjarjes, Qendra për Politika Ekonomike, Analiza dhe Këshillime kishte ftuar ekspertë të temave që lidhen me forcimin e partneritetit NATO-Republika e Maqedonisë dhe procesin e ndërsjellët të integrimit.
