Të pranishëm në këtë konferencë janë emra të njohur studiuesish dhe politikanësh ndërkombëtarë dhe vendorë si: Prof. Dr David L. Phillips, nga Columbia University, Prof. Dr. Tom Sauer, nga Antwerp University, Prof. Dr. Hannes Swoboda, IIP, President, Institute for Peace, Vienna, Doc. Dr. Dane Taleski, Advisor of the Prime Minister of the Republic of Macedonia, Prof. Dr. Blerim Reka, South East Evropean University, Matthew Rhodes, George C. Marshall Center, Prof. Dr. Fatos Tarifa, Rector of New York University, Tirana, Prof. Dr. Jan Muss, Vitsula University, (Poland), Prof. Dr. Dejan Jovic, University of Zagreb, Dr. Arlinda Rustemi, Naim Rashiti, nga Balkans Research Group, etj.
Në fjalën e tij të hapjes, rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, tha se kjo konferencë është e rëndësisë së veçantë në këtë kohë rirreshtimesh dhe rikonfigurimesh në relievin politik global, pasi godet thelbin e konflikteve dhe bën të mundur të kuptuarit e tyre në një dimension tjetër të konflikteve në një kohë të re të dijes së kudondodhur dhe komunikimit përtej kufijve nacional.
“Universiteti ynë u themelua në një kohë kur siguria dhe stabiliteti në Maqedoni, por edhe në rajon ishte e brishtë, me shumë turbulenca, paqartësi dhe plotë sfida të sigurisë. Megjithatë, ideatorët dhe ata që besonin në këtë vizion, ditën që një ëndërr për një universitet në gjuhën shqipe ta bëjnë realitet dhe ta shndërrojnë atë në një institucion të hapur për të gjitha kulturat dhe gjuhët lokale, me qëllimin e vetëm që të ketë cilësi të krahasueshme me vlerat evropiane dhe amerikane në arsim.”, tha rektori Dika.
Sipas tij, kur një pjesë e Ballkanit Perëndimor ende vazhdon të mbetet larg vlerave euro-atlantike, duhet patur më shumë arsye për të besuar dhe me ngulm për t’i synuat pikërisht këto vlera properëndimore.
"Efektet historike të ngjarjeve të mëdha, siç ishte edhe ajo e unifikimit të Evropës brenda një kornize të madhe administrative, ekonomike, doganore e kulturore, kanë kuptim të mësohen që ato të përjetohen si motiv për të nxënë më shpejt trenin e ndryshimeve të mëdha civilizuese në hapësirat tona", tha rektori Dika, duke vazhduar më tej se "pikërisht, sipas meje, këtu qëndron fuqia e Universitetit të Evropës Juglindore. Ky koalicion midis miqve ndërkombëtarë dhe atyre që besojnë fort në faktin se standardet ndërkombëtare në arsimin e lartë janë rruga e vetme e progresit dhe ardhmërisë për rajonin, ka krijuar një shumicë dërrmuese ndërmjet nesh, stafit dhe studentëve tanë".
Modeli i UEJL-së, sipas rektorit Dika, mund të ndihmojë që të tejkalohen mosmarrëveshjet, por edhe se si mund të bashkëpunohet edhe atëherë kur të gjithë mendojnë se kjo gjë është e pamundur, si dhe si mund të zbatohen dhe të mbrohen vlerat universale dhe e gjithë kjo të jetë e pranueshme nga të gjithë ne...
Ky është konteksti real i përditshmërisë sonë. Pra, për të ndryshuar një gjendje, zgjidhja e vetme e qëndrueshme dhe afatgjate është pikërisht ballafaqimi me realitetin faktik dhe krijimi i aleancave të vlerave, idealeve dhe i përqafimit të miqësive dhe dorës së ofruar nga komuniteti ndërkombëtar.
"Gjeopolitika e krizave rajonale e globale burimin e ka edhe në sisteme të padinjitetshme arsimore. Prandaj, jo rastësisht, ne, për çdo ditë e ndjejmë këtë luftë të ftohtë, të dytë, nëpërmjet përballjes me këto tema në konferenca të ndryshme shkencore dhe në debatet që po i organizojmë. Duhet që sa më shpejtë t’i tejkalojmë keqkuptimet, dashakeqësitë dhe t’i zgjidhim konfliktet, sepse ndryshimet demografike në arsimin e lartë (me numra të studentëve gjithnjë në rënie në të gjithë rajonin...), nuk do të na lënë shumë kohë në disponim për të gjetur zgjidhje", nënvizoi, ndërmjet tjerash rektori, Prof. Dr. Zamir Dika.
Debat për “rivalitetet rajonale dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor"
26 shtator 2017Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), në bashkëpunim me Universitetin e Kolumbisë dhe Universitetin e Antverp-it organizuan konferencën me temë “Rivalitetet Rajonale dhe Siguria e Ballkanit Perëndimor”, që po mbahet në Strugë dhe do të zgjas deri me 27 shtator.
Më shumë lajme
- UEJL – partner kyç i Kombeve të Bashkuara në platformën universitare SustainEd
- Konferenca për shtyp e fundvitit: Rektori Sadudin Ibraimi theksoi rritjen e qëndrueshme dhe vizionin e qartë të UEJL-së për të ardhmen
- Ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani, ligjëron në UEJL për diplomacinë shqiptare dhe integrimin evropian
- Ambasadorja e Izraelit e vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore
- Zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor të UEJL-së
- Përfaqësuesit e Shkollave Ndërkombëtare MAARIF në takim pune në UEJL
- Forumi ECONLIT 2025 u mbajt në UEJL - Shkup