Në këtë ceremoni të pranishëm ishin ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, Pishtar Lutfiu, ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Wouter Plomp, përfaqësues të ambasadës amerikane në Maqedoni, ish-presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq dhe mysafir të tjerë.
Sot, nuk do të flas për rrugëtimin e përbashkët përgjatë studimeve tuaja në universitet, por do të fokusohem në të ardhmen, në sfidat që ju presin dhe barrën e shpresës të cilën pa fajin tuaj do ta bartni me vete për një të ardhme më të mirë, tha rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika.
“Ne, kemi dizajnuar dhe ju kemi dhënë dije, shkathtësi dhe kompetenca që të jeni në gjendje të krijoni dhe veproni edhe në kontekste të këtilla kohore. Qasja interaktive, aftësitë për problem-zgjidhje dhe fokusi në mendimin kritik, do të jenë armët që keni marrë në këtë universitet e që do t'ju ndihmojnë për t'ju gjetur zgjidhje sfidave tona. Shpirti ndërmarrës dhe ndjenja e përgjegjësisë shoqërore, për nxënien e të cilave jemi përkujdesur gjatë gjithë këtyre viteve të studimeve, do të jenë parakushtet për të bërë ndryshimin e duhur në këtë sistem shoqëror, tashmë thuaja të zhvendosur nga standardet euro-perëndimore.”, tha mes tjerash në fjalimin e tij, rektori Dika.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, Pishtar Lutfiu, theksoi se ndjehet dyfish i nderuar që është pjesë e ceremonisë së diplomimit, së pari si një ish-student i këtij Universiteti, dhe së dyti, si Minister i Arsimit.
“Sot ka përfunduar një rrugëtim i gjatë për ju, dhe që nga nesër fillon një udhëtim tjetër po aq i rëndësishëm. Suksesi juaj lartëson edhe më tepër emrin e këtij Universiteti, andaj ndjehuni krenar që diploma Juaj do të mbajë vulën e njërit nga Universitetet më të mira në vend dhe në rajon.”, theksoi në fjalimin e tij para studentëve të diplomuar ministri Lutfiu.
Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Maqedoni, Uilem Plomp, tha se ndjehet krenar, që flet në këtë institucion, i cili është pjesë e trashëgimisë së komisionarit Maks va nder Shtul.
“Për mua është gjithmonë kënaqësi kur u drejtohem të rinjve, pasi që në fytyrat tuaja e shoh ardhmërinë, jo vetëm të Maqedonisë, por edhe ardhmërinë e Evropës, ardhmërinë tone të përbashkët. Kënaqësia është edhe më e madhe kur u drejtohem të rinjve që kanë arritur një pikë shumë të rëndësishme në jetën e tyre, siç është edhe kjo – marrja e diplomës universitare.”, tha mes tjerash ambasadori Plomp.
Në emër të studentëve më të mirë të gjeneratës folën Florina Hasani dhe Biljana Pavlovska.
Për anën artistike të Ceremonisë u kujdes grupi i mirënjohur Elita 5, Kori i qytetit të Tetovës dhe Orkestra profesionale nga Shkupi.
Diplomoi gjenerata e trembëdhjetë e UEJL-së
29 maj 2017Në mënyrë solemne, të premten (26 maj 2017), në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, diplomoi gjenerata e trembëdhjetë e studentëve.
Më shumë lajme
- Në UEJL u mbajt Panairi i Karrierës 2026 – një urë lidhëse mes studentëve dhe tregut të punës
- UEJL dhe HERA nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për avancimin e praktikës dhe kërkimit në fusha me rëndësi shoqërore
- Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, priti në takim Ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom
- Nxënësit më të talentuar të ekonomisë garuan në Olimpiadën Nacioanle të Ekonomisë që u mbajt në UEJL
- Të rinjtë kundër dhunës: Trajnim ndërgjegjësues me nxënësit e shkollave të mesme në UEJL
- UEJL pjesë e Konferencës Vjetore të EUA-së në Stamboll
- Vizitë e Ambasadës së SHBA-ve dhe prezantimi i programeve të shkëmbimit arsimor në UEJL