Në këtë tryezë të pranishëm ishin nxënës dhe profesorë të shkollave të mesme nga Shkupi dhe Kumanova. Në takim mes tjerash pjesëmarrës ishin edhe ish-studentët (alumni) të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, të cilët tanimë janë në pozita të rëndësishme menaxheriale në institucione dhe kompani të ndryshme.
Qëllimi i tryezës ishte që nxënësit e shkollave të mesme të informohen mbi ndikimin e arsimimit sipëror në përgatitjen e tyre për tregun e punës. Kjo gjë u theksua nga paneli i diskutimit i cili përfshinte profesorë universitar dhe alumnit, të cilët ndanë përvojat e tyre dhe atë se sa arsimimi i tyre universitar u ka ndihmuar në gjetjen punë dhe avancimin e mëtutjeshëm.
