Fjalë hyrëse kishte nga dekania e Fakultetit Juridik, Prof. Emine Zendeli, e cila potencoi rolin që Bashkimi Evropian ka luajtur në krijimin e paqes dhe progresit në Evropë po edhe tek ne në Maqedoni.
Panelistet dhe publiku i përbërë nga akademikë, studentë, profesorë dhe nxënës të shkollave të mesme patën mundësinë të diskutojnë për metodat se si qytetarët mund të mbrojnë mjedisin dhe për rolin e rëndësishëm që kanë femrat në vetëdijesimin e popullatës rreth kësaj çështjeje.
Njëkohësisht, Drejtoresha e Infopikës së BE-së, prof. Besa Arifi ndau çmimet për esetë më të mirë të konkursit letrar në nivel të UEJL-së dhe në nivel të shkollave të mesme të Tetovës, ku edhe kishim rastin të dëgjojmë vizionet për një Maqedoni Evropiane nga dy fitueset: Meirem Miftari (UEJL) dhe Fitore Shafi (ShMM Nikolla Shtejn).
